Lajme

Imri Demelezit i besohet përsëri posti si zëvendësministër në MBPZHR

04/06/2021 23:17
nga:Gazeta Blic

Kryeministri i Republikës së Kosovës, Albin Kurti, gjatë ditës së sotme ka emëruar katër zëvendësministra, të cilët i ka uruar për pozitën e re dhe iu ka dëshiruar suksese në plotësimin e detyrave dhe përgjegjësive të tyre.

Njëri ndër zëvendësministrat që është emëruar në këtë pozite është Imri Demelezi, zëvendësministër i Bujqësisë, Pylltarisë dhe Zhvillimit Rural.

Ai përmes një postimi në Facebook, ka shkruar se atij iu është besuar përsëri posti i zëvendësministrit të MBPZHR.

Ndër të tjerat ai ka shkruar se është nder dhe përgjegjësi që në Qeverinë Kurti II të vazhdojmë me punë të mira për fermerët, vendin dhe të ardhmen e profesionistëve të sektorit.

Ky është postimi i tij i plotë:

Të nderuar miq, sot nga kryeministri Albin Kurti më është besuar përsëri posti i zëvendës ministrit të MBPZHR-së. Është nder dhe përgjegjësi që në Qeverinë Kurti II të vazhdojmë me punë të mira për close, vendin dhe të ardhmen e profesionistëve të sektorit. Me punë të drejtë e të ndershme për të ardhmen e ndritur të sold. Ju falimenderit çdo përkrahësi nga vendi e mërgata për besimin e dhënë.

 

Rukiqi: Qeveria u zotua se kjo do të jetë mbyllja e fundit