Lajme

Togerja e Policisë së Kosovës fiton çmim ndërkombëtar për shërbim në komunitet

04/27/2024 22:31
nga:Mergim Rreci

Togerja në Policinë e Kosovës, Antigona Çitaku – Dibrani, ka fituar çmimin ndërkombëtar për shërbim në komunitet.

Çitaku – Dibrani këtë çmim e ka fituar nga Asociacioni Ndërkombëtar i Grave Police.

“Të shpërblehesh në nivel botëror, nuk ka nder më të madh për mua, komunitetin tim dhe Policinë e Kosovës”, ka shkruar Çitaku – Dibrani.