Lajme

Imer Mushkolaj: Merkel i dha goditjen përfundimtare idesë së “Open Ballkan”

09/14/2021 22:28
nga:Y I

Njohësi i çështjeve politike, Imer Mushkolaj, ka komentuar vizitën e Merkel në Tiranë dhe mesazhet që ajo dha, raporton Gazeta Blic.

Mushkolaj tha se Merkel sot i dha goditjen përfundimtare idesë së Ballkanit të Hapur.

“Vizita e Merkel në Tiranë është goditja e fundit që i ka dhënë “Open Ballkan”. Zoti Rama zgjodhi që në konferencë me Merkel ta sulmojë Kurtin dhe Kosovën, por nuk kam pritur që ta bëjë një gjë të tillë në një vizitë të nivelit të tillë. Zoti Rama në vend që gjatë këtyre muajve ta ushtrojë trysninë nga Serbia e ka kthyer nga Kosova” tha Mushkolaj në Debat Plus raporton Gazeta Blic.

Merkel për “Open Balkan”: Procesi i Berlinit nuk mund të zëvendësohet