Lajme

Merkel për “Open Balkan”: Procesi i Berlinit nuk mund të zëvendësohet

09/14/2021 15:20
nga:Y I

Në konferencën e përbashkët për media, kryeministri Edi Rama dhe kancelarja gjermane, Angela Merkel kanë thënë se Procesi i Berlinit nuk mund të zëvendësohet nga nisma të reja që lindin dhe iniciohen me kalimin e kohës.

Sipas tyre Open Balkan nuk është një nismë që kërkon të konkurrojë Procesin e Berlinit, por është mjeti i rajonit për të implementuar procesin e Berlinit.

Merkel: Procesi i Berlinit është bërthama e gjithçkaje dhe në këtë kontekst nuk mund të zëvendësohet. Gjërat mund të përshpejtohen brenda këtij procesi. Nuk ka rëndësi se kush mund të kujdeset se ka shumë miq që mund të kujdesen. Çdo kancelar tjetër federal do jetë mik i këtij rajoni, ka shumë njerëz që punojnë dhe jetojnë atje dhe interesi për të punuar dhe bashkëpunuar me këtë rajon është i madh.

Rama: Angela Merkel është një dhe nuk vjen më. Historia e saj dhe eksperienca e jashtëzakonshme në katër mandate rresht në krye të lokomotivës së BE. Opebn Balkan është pjellë e Procesit të Berlinit. Është as më shumë e më pak një mekanizëm për ta përshpejtuar Procesin e Berlinit. Nuk ka asnjë gjë që kontradikton me Procesin e Berlinit. Rezultatet kanë filluar të flasin dhe Open Balkan është asgjë më shumë sesa mjeti i rajonit për të implementuar procesin e Berlinit. Kush i vendos këto kundër njëra tjetrës ose e bën me qëllim ose nuk e kupton.

Teoritë e konspiracionit se këto nisma janë të organizuara nga forca të treta apo janë të hedhura këtu nga BE që ne të krijojmë këtu një mikro BE që të mos na fusin kurrë në BE janë dokrra. Ne duhet të punojmë që rajoni të ngrihet, paralelisht. Nuk kemi pse presim që të hymë në BE që të ndërtojmë autostradat apo infrastrukturën digjitale, apo tregjet e përbashkëta.