Barcelona kryeson Evropën për gola të shënuar, Roma në vendin e dytë

Barcelona po vazhdon të shkëlqejë këtë sezon në La Liga, duke u shndërruar në skuadrën më efikase para portës në mesin e pesë ligave kryesore të Evropës.

Skuadra e drejtuar nga Hansi Flick ka realizuar plot 51 gola deri tani, ndonëse kampionati spanjoll ndodhet vetëm në xhiron e 13-të.

Me këtë statistikë, katalunasit renditen në vendin e parë sa u përket golave të shënuar në top-ligat evropiane.

Pas Barcelonës vjen një emër disi befasues, Roma, e cila ka realizuar 36 gola.

Ndërkohë, në vendin e tretë renditet rivali i përbetuar i katalunasve, Real Madridi, me 33 gola të shënuar.

Shifrat dëshmojnë fuqinë e madhe sulmuese të Barcelonës këtë sezon, me skuadrën e Flick që po vazhdon të dhurojë futboll spektakolar.