Futbollistja kosovare, Donjeta Halilaj ka qenë protagoniste e një goli të rrallë në futboll.
Ajo ka realizuar në ndeshjen derbi të futbollit të femrave në Turqi mes Fenerbahces dhe Besiktasit.
Halilaj ia rrëmbeu me dinakëri topin portieres kundërshtare nga duart dhe me një goditje e dërgoi topin në rrjetë.
Futbollistët vendase mbetën të hutuar nga veprimi dhe goli i Halilajt, me gjyqtaren që sinjalizoi se goli ishte i rregullt.
Halilaj është pjesë e Besiktasit.
Fenerbahçe-Beşiktaş derbisinde Halilaj'ın attığı gol. pic.twitter.com/eaqmsV1vvS
— Boşuna Tıklama (@bosunatiklama) November 20, 2023


