Lajme

I nxehti ekstrem në Kanada, fshati shkrumbohet

07/03/2021 23:49
nga:Gazeta Blic

Zjarret katastrofike në Kanada, të shkaktuara nga temperaturat e nxehta arritën të zhdukin një fshat të tërë në vend, brenda 24 orëve.

Më konkretisht, brenda 24 orëve u shënuan 62 vatra zjarri, ndërsa para katastrofës temperatura kishte arritur 49.6 gradë, raporton CNN.

Si rezultat i fenomenit ekstrem, një çift i moshuar humbën jetën, ndërsa më shumë se 1.000 banorë u larguan nga zona, duke braktisur shtëpitë e tyre.

“90% e fshatit është shkatërruar”, tha deputeti i zonës Brad Vis.

Ministri i Mbrojtjes Civile i Kanadasë, Mike Farngouorth shtoi se shumica e shtëpive, spitalet dhe lokalet në Lytton, janë shkatërruar plotësisht.

Kryeministri i Kanadasë, Justin Trudou , njoftoi se një ekip i përgjigjes emergjente do të shkojë në rajon për të ofruar ndihmë, ndërsa Ministri i Mbrojtjes , theksoi se “forcat e armatosura janë të gatshme të ndihmojnë njerëzit për të bërë hapat e ardhshëm”.

Një organizatë shoqërore nga New Westminster njoftoi fillimin e një fushate që synon mbledhjen e 200,000 dollarëve, e cila do të mbulojë një pjesë të nevojave bazike të banorëve në Lytton.