Lajme

I mituri theret me thikë në Fushë Kosovë

04/21/2023 14:36
nga:E K

Në fshatin Miradi e Ulët në Fushë-Kosovë është raportuar për një therje.

Policia ka thënë se një i mitur ka therur një të mitur tjetër. I dyshuari është arrestuar.

“Raportohet se është arrestuar i dyshuari mashkull kosovar-i mitur, pasi që dyshohet se ka godit me thikë viktimën mashkull kosovar-i mitur. Viktima ka pranuar tretman mjekësor në QKUK. Me vendim të prokurorit, të dyshuarit i caktohet masa e ndalimit policor për 24 orë”, thuhet në raportin e PK-së.