Lajme

I gjenden armë e narkotikë në çantë, arrestohet i dyshuari

03/25/2023 08:36
nga:Astrit Gashi

Policia e Kosovës ka raportuar se është arrestuar një person në Shtërpcë pasi gjatë kontrollit në çantën e tij janë gjetur armë dhe lëndë narkotike.

Në raportin e policisë thuhet se në çantën e tij janë gjetur dhe konfiskuar një armë zjarri e kalibrit 7.65 mm , 22 fishekë dhe 0. 3 gram substancë narkotike e llojit marihuanë.

Me vendim të prokurorit, rasti shkon në procedurë të rregullt.