Lajme

I gatshëm të zëvendësojë Lajçakun, Tahiri për Pahor: Ai e njeh pavarësinë e Kosovës!

05/06/2024 12:53
nga:G C

Ish-kryenegociatorja për bisedimet Kosovë-Serbi, Edita Tahiri ka komentuar gatitshmërinë e ish-presidentit të Sllovenisë, Borut Pahor, i cili ka paralajmëruar se këtë javë do të dorëzojë kandidaturën e tij në Bruksel që të jetë emisar i Bashkimit Evropian për dialogun Kosovë-Serbi.

E pyetur se mund apo jo të ndryshojë rrjedha e dialogut me emërimin e tij, Tahiri i tha Gazetës Blic se drejtimin e dialogut mes Kosovës dhe Serbisë e vendosë Amerika dhe Bashkimi Evropian.

Tahiri thotë se ai e njeh mirë drejtësinë e zhbërjes së ish-Jugosllavisë në tetë njësi federale, ku Kosova ishte njëra nga këto.

“Drejtimin e dialogut e vendosin Amerika dhe BE-ja. E vlerësoj z. Pahor, e njeh mirë drejtësinë e zhbërjes së ish-Jugosllavisë në tetë njësi federale, ku Kosova ishte njëra nga këto. Ai e njeh pavarësinë e Kosovës dhe respekton vendimin e Gjykatës Ndërkombëtare që njohu ligjmërinë e shtetit të pavarur sovran të Kosovës”, tha Tahiri për GazetaBlic.

Kujtojmë se, Ish-presidenti i Sllovenisë, Borut Pahor, ka shpallur kandidaturën e tij që të jetë emisar i Bashkimit Evropian (BE), për dialogun Kosovë-Serbi.

Ai ka thënë se është i gatshëm për këtë detyrë.

Ka deklaruar se ka zgjidhje për problemin – dhe se duhet bërë diçka që dialogu Kosovë-Serbi i ndërmjetësuar nga BE-ja të aktivizohet, pasi shton se ka ngecur.

“U jam mirënjohës të gjithëve për mbështetjen e tyre, madje edhe atyre që s’kanë reaguar e që do të mund të kishin një koment kritik. Kështu që kam ndjenjën se e gëzoj këtë mbështetje në Slloveni dhe kjo do të thotë shumë për mua. Po përgatitem me shumë kujdes dhe përgjegjësi, ndoshta këtë javë kandidatura ime do të udhëtojë nga zyra ime dhe Ministria e Punëve të Jashtme për në Bruksel, në të cilën do të shpjegoj arsyet pse ndihem i përshtatshëm për ta zgjidhur këtë çështje. E fundit, por jo më pak e rëndësishme, Sllovenia, ashtu si unë, më duket mua, ka statusin e një ndërmjetësi të ndershëm, përvojë të pasur në këtë rajon dhe, natyrisht, gjithashtu një sërë idesh se si të rifreskohet ose ringjallet ky dialog i ngecur. . Në përgjithësi, situata e sigurisë dhe politike në rajon është shumë shqetësuese”, ka thënë ai.

Humolli: Kosova duhet ta refuzojë çdo ndërmjetës që vjen nga BE-ja, veç kështu mund të zgjidhet problemi me Serbinë

Zëvendësimi i Lajçakut, a do të ndryshojë rrjedhën e dialogut – Flasin nga VV’ja