Lajme

Zëvendësimi i Lajçakut, a do të ndryshojë rrjedhën e dialogut – Flasin nga VV’ja

05/06/2024 11:45
nga:G C

Deputeti i VV’së, Halil Thaçi thotë se edhe me zëvendësimin e Miroslav Lajçak, nuk do të ketë marrëveshje me Serbinë.

Thaçi në një prononcim për GazetaBlic fajëson Serbinë dhe Qeverinë e tyre të re.

“Me këtë udhëheqje që ka shteti Serb, unë personalisht nuk mendoj që ka mundësi për ndonjë marrveshje, Serbia është po ajo e njëjta që ka qenë, pretendimet e saj për aneksim të treva të fqinjëve siq duken nuk kanë të ndalur”, tha Thaçi.

“Në këto ditë kemi parë edhe betimin e Qeverisë së Serbisë, ku synimi i vetëm i tyre ishte Kosova, por ata po harrojnë se një pjes e konsiderueshme e territorit që ata sot po e mbajnë është territor që i takon Shqiptarëve, Rajoni i Luginës si Presheva , Medvegja e Bujanovci janë treva shqiptare”, shton ai.

“Unë jam nga fshati Bregovin rrethi i Toplices (Sanxhaku i Nishit) kur gjyshi i babait tim ishte përndjekur në janarin e vitit 1878, ku të gjithë e dim se mbi 720 fshatra Shqipëtare për vetëm dy muaj ishin përndjekur nga Çetniket Serb për mos tu kthyer asnjëher në këto treva. Ende në ato trevat jan gërmadhat e shtëpive të të parëve tanë, të cilët me gjithë luftën për vetëmbrojtje që e bënë nuk arritën të shpëtonin nga një ushtri aq e eger e barbare dhe mizorit Serbe.Të tradhtuar nga pushteti i atëhershëm i Perandorisë Osmane, Shqiptarët e Sanxhakut të Nishit me rrethinë u masakruan dhe u dëbuan tërsisht”, shton ai.

Thaçi thekson se, Serbia vazhdon të jetë e njëjta.

“Është e njëjta Serbi që ka qenë, asnjëherë as një kërkim falje , as një pendimim, por vetëm e vetëm aneksim dhe pushtim”, tha Thaçi për GazetaBlic.

Ndryshe, ish-presidenti i Sllovenisë, Borut Pahor, ka paralajmëruar se këtë javë do të dorëzojë kandidaturën e tij në Bruksel që të jetë emisar i Bashkimit Evropian për dialogun Kosovë-Serbi.

Pahor ka thënë se Sllovenia dhe ai kanë statusin e një ndërmjetësi të ndershëm dhe po ashtu ide se si të ngjallet procesi i ngecur i dialogut.

“Po përgatitem me shumë kujdes dhe përgjegjësi, ndoshta këtë javë kandidatura ime do të paraqitet në Bruksel, në të cilën do të shpjegoj arsyet pse ndihem i përshtatshëm për ta zgjidhur këtë çështje. E fundit, por jo më pak e rëndësishme, Sllovenia, ashtu si unë, më duket mua, ka statusin e një ndërmjetësi të ndershëm, përvojë të pasur në këtë rajon dhe, natyrisht, gjithashtu një sërë idesh se si të rifreskohet ose ringjallet ky dialog i ngecur. Në përgjithësi, situata e sigurisë dhe politike në rajon është shumë shqetësuese”, ka thënë ai gjatë një interviste RTV Slovenia.

 

Humolli: Kosova duhet ta refuzojë çdo ndërmjetës që vjen nga BE-ja, veç kështu mund të zgjidhet problemi me Serbinë