Deputeti i Lëvizjes Vetëvendosje, Fatmir Humolli në një intervistë për Gazeta Blic ka folur për situatën aktuale në vend, me fokus të veçantë për situatën në Veriun e Kosovës, marrëveshjen finale me Serbinë dhe për mundësinë e bashkimit të shqiptarëvë në një shtet, në një të ardhme të afërt. Për këtë pjesë ka instituar disa herë saqë ka shkaur aq larg, duke vlerësuar se pa bashkimin e shqiptarevë në një shtet nuk do të ketë rahahti në Evropë, raporton Gazeta Blic.
Ka akuzuar fortë Shtetet e Bashkaura të Amerikës dhe Bashkimin Evropian për siç thotë ai presionin e panevojshëm ndaj kryeminsitrit të Kosoëvs Albin Kurti kohëve të fundit dhe favoret që këto vende po i bëjnë Serbisë e Aleksandër Vuçiqit, sipas tij.
Humolli këtu ka akzuar rëndë edhe partitë politike në vend: PDK, LDK dhe AAK për presion ndaj Kurtit për situatën aktuale si dhe për mënyrën se si kanë qeverisur në dy dekadat e fundit.
Është hera e parë që ky deputet i partisë në pushtet, po e mëbshtet shefin e qeverisë në raport me SHBA, BE dhe Beogradin sa i përkët çështjes së dialogut.
Fat i madh sipas tij, për vendin, është ajo që ka ndodhur me 14 shkurt të vitit të kaluar e për këtë ka një arsye.
Për vendet e BE që nuk e kanë njohur Kosovën ka derdhur “vrerë” e ku politikën e Spanjës e Sllovakinë e ka barazuar me politikën shoveniste, siç thotë ai të Serbisë.
“Unë besoj se është një problem pak më i thellë, që duhet të parë në konteskt të zgjedhjeve ku 51 për qind e ka marrë VV besimin e qyetatarëve. Me fitimin e 51 përqindsht dhe pse ka qenë një presion i madh që VV është kundër SHBA dhe BE, qytetarët tanë kanë reflektuar dhe e kanë parë që SHBA dhe BE nuk është korrekte me popullin tonë, gjithmonë duke i bërë favore Serbisë. Dhe me fitoren e VV-së kemi një anagazhim më të madh të BE-së që nuk e njeh Kosovën si shteti i Lajçakut, që vjen nga një shtet që nuk e njoh popullin tonë, ai shpëritërisht nuk e repsekton popullin tonë. Pastaj Borelli i Spanjës, që nuk e njeh Kosovën ose që punojnë për t`i penguar të jetojnë të lirë popujt siç janë baskët … dhe e kanë njëfar vije politike me politikën shovene serbe dhe klasa jonë politike nuk i ka lexuar drejt këto raporte të forcave ndërkombëtare dhe reflektimin e këndellejs së popullit tonë në raport me bashkësinë ndërkombëtare”, thotë ai
Për planin e përfolur e të publikuar në mediume atë franko – gjerman, si zgjidhje përfundimtare ndërmjet Kosovës e Serbisë, as që ka ‘dashur të pyetet’, me idenë se shteti francez përkah jashtë çdo mase Serbinë.
“Projekti franko- gjerman si të vjen propozimi nga Franca, unë e marr me rezervë, sepse Franca është aleati kryesor i Serbisë, Franca po e fuqizon Serbinë, Franca ka ndihmuar që Millosheviqi mos ta zgjedh problemin në mënyrë paqësore se sikruse t`i kishte bërë presion Franca Serbisë, lufta në Kosovë ndoshta nuk do të kishet ndodhur …. dhe ne nuk mund t`i besojmë bllanko askujt…”, thotë ai.
‘Pesë pare’ nuk i ka dhënë nëse SHBA mund ta rrëzojnë shefin e tij nga qeveria, për shkak të mosdëgjueshmërisë për vendimin për targat.
“Pak ka rëndësi a shkon Kurti në shtëpi apo rrinë si kryeministër, por në qoftë si i bëhet presion kryeminsitrit të Kosovës të punojë kundër interesave të popullit të Kosovës dhe pro interesave të Beorgadit, s`kemi cka të diskutojmë… sepse sot po i bëhet presion Kurtit në favor të Vuciqit, amerikanët në thojëza po i quajë, sepse jam i bindur se nuk është ajo, janë në presion për shkak të nevojave për unitet në raport me Rusinë dhe ne po e qesim në pozitë të keqe Amerikën. Por unë jam shumë i bindur se e drejta e popullit tonë për të jetuar të lirë e respektojnë Franca, populli francez, populli gjerman, krejt popujt e Evropës…. Në qoftë se SHBA është me Beorgadin, atëherë ajo nuk është aleat i joni as SHBA as BE, BE-ja Kosovën nuk e njeh si shtet dhe kur se njeh si shtet, këta po e trimërojnë Beogradin të sillet kështu, sikurse BE të kishte dal me deklaratë së Kosova është shtet i pavarur, atëherë Beorgadi ishte sjell ndryshe, sikruse se Këshilli i Sigurimit të kishte deklaruar se Kosova është shtet i pavarur Beogradi do të sillej krejt ndryshe… nuk ka demokraci në botë që t`ia shkelesh të drejtën një populli.. I kam të qarta lojërat politike që bëhen sikurse te Ibrahim Rugova duke i thënë duhet të veprosh në mënyrë paqësore, ndërsa neve na thonin se duhet t`i kapnim pushkët për të luftuar”, thotë Humollli.
Gjatë gjithë kohës sa ka folur për një intevistë të gjatë për Gazeta Blic, Fatmir Humolli ka instuar se nuk do të ketë kurrë rahatie në Evropë pa bashkimin e shqiptarëve në një shtet. Kufijt aktual të Kovovës i ka quajtur të dhunshëm, që janë pranuar nga bahkësia ndërkombëtare dhe ish klasa politike.
Ka pasur disa pyetje për SHBA, BE dhe të tjerët se çfarë i pengon në rast se shqipatrët bashkohen në një shtet te vetëm.
Këtu ka akuzuar BE dhe SHBA, se e kanë vendosur Kosovsën si ‘peng’ të një grupi të deputetëve serb në Kuvend e të cilët pamudësojnë që Kosova të ketë të drejt referendumi për këtë çështje.
“Në rend të parë kufijtë e Kosovës nuk janë vendosur në mënyrë demokratike derisa janë vendosur në mënyrë të dhunshme, atëherë klasa jonë politike ka hequr dorë prej të drejtës së Kombit tonë për vetëvendosje dhe e ka pranur një marrëveshje ndërkombëtare për respektimin e këtrye kufijve derisa bashkësia ndërkombëtare në bashkëpunim me institucionet tona i kanë respektuar këta kufij. Dhe koncepti bashkimi së pari është i gabuar në kuptimin se ne jemi në fazën e çlirimit, pra ne jemi popull që ende nuk jemi të lirë, kur të clirohesh t`i vendos a basahkohesh me shqipërinë apo jo… Ne e kemi shpall Pavarësinë, por nuk jemi të pavarur se e kanë bërë kështu bashkësia ndërkombëtare që mos të kemi të drejtë populli shqiptar të vendos për referenduam sa kah duan të shkojnë. Këta miqtë tanë e kanë detyruar Kuvendin e Kosovës ta bëjë një ligj që pa pëlqimin e pakicës serbe nuk mund të mbash referendum se se kah dëshiron të shkosh e pse ju kanë frikësuar këta miqtë tanë popullit tonë për t`u bërë bashkë? E s`ju ka penguar që janë bërë bashkë dy Gjermanitë, ku është interesi i tyre? Interesi I atyre që kanë menduar se populli jonë s` duhet të bëhet bashkë është që populli jonë të mos jetë në të drejtën e vetë… sepse fuqizimi i popullit shqiptar, jam shumë i bindur e stabilizon Ballkanin”, thotë ai ndër të tjera.
Ka kërkuar me urgjencë nga Edi Rama e Albin Kurti dhe të tjerët, që sa më parë të ulën të bëjnë një strategji e që më pas ajo t`i dorëzohet Shteteve të Bashkaura të Amerikës për ‘amin’ dhe se kjo kjo sipas tij do të çonte drejt bashkimit të shqiptarëve në një shtet të vetëm.


