Lajme

Humolli: Nëse aleatët do të ishin të sinqertë, gjatë vitit 99 do ta zgjidhnin problemin me Serbinë

05/08/2024 22:41
nga:Sh R

I dërguari i Shteteve të Bashkuara të Amerikës për Ballkanin Perëndimor, Gabriel Escobar, tha se disa shtete anëtare të Këshillit të Evropës kanë kërkuar që Kosova të themelojë Asociacionin e komunave me shumicë serbe.

Deputeti i pavarur Fatmir Humolli, në një prononcim për Gazeta Blic, tha se Escobar e ka humbur kuptimin e vërtetë se çfarë është aleati, pasi që sipas tij aleati nuk bëhet me kundërshtarin e kombit tonë.

Humolli thekson se BE është aleate e Serbisë dhe Esocobar po i ndihmon Bashkimit Evropian.

“E ka humbur kuptimin e vërtetë se çfarë është aleati. Aleati nuk bëhet me kundërshtarin e kombit tonë. Sot BE është aleate e Serbisë. Escobari po i ndihmon BE-së”, tha ai.

Ai potencon se në qoftë se aleatët do të ishin të sinqertë gjatë vitit ’99 do ta zgjidhnin problemin me Serbinë, por thekson se këta aleatë kanë votuar pro rezolutës 1244, ku Kosovën e njeh si pjesë të Serbisë.

“Kosova nuk duhet të integrohet në asnjë institucion ndërkombëtar e sakatuar territorialisht dhe juridikisht. Sikur të ishin aleatë të sinqertë së paku në 99-ën do ta zgjidhnin problemin me Serbinë po këta aleatë në thonjëza kanë votu pro rezolutës 1244 që Kosovën e njeh si pjesë të Serbisë”, shtoi Humolli.

Deputeti i pavarur shton se Evropa e ka sjellë dhe po e mbron ndikimin rus në Ballkan.

“Aleatët që e sanksionojnë Kosovën pse thotë mos më demtoni kësaj nuk i thuhet aleancë. Kjo Evropë e ka sjellë dhe po e mbron ndikimin rus në Ballkan. Të tërën në kurriz të kombit tonë”, përfundoi Humolli për GazetaBlic.

Sherifi: Të gjithë po shqetësohen për Kosovën, përpos Albin Kurtit

“Nëse ka kushtëzim të qartë për në KiE, shtyhet agjenda – përfiton Kurti në zgjedhjet e ardhshme”