Lajme

Sherifi: Të gjithë po shqetësohen për Kosovën, përpos Albin Kurtit

05/08/2024 20:47
nga:G B

I dërguari i SHBA-ve për Ballkanin Perëndimor, Gabriel Escobar ka deklaruar se ka shqetësim që Kosova nuk i ka votat për anëtarësim në KiE.

Ndërsa, kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, sot ka thënë se është kërkesë absurde kushti i dërgimit të draft statutit të Asociacionit në Kushtetuese dhe se qeveria që ai udhëheq nuk e pranon.

Lidhur me këto deklarata, për Gazeta Blic ka folur sekretari i Nismës Socialdemokrate, Bilall Sherifi.

Ai vlerëson se përpos të gjithëve, vetëm Kurti nuk po shqetësohet për Kosovën.

“Krejt janë duke u shqetësuar për Kosovën, vetëm kryeministri Albin Kurti, (ai që është zgjedhur për t’u shqetësuar për Kosovën), nuk po shqetësohet fare”, deklaron Sherifi./Gazeta Blic/

Escobar: Kosova t’i dëgjojë aleatët sa i përket integrimit evropian

Kurti: Dërgimi i draft-statutit për Asociacion në Gjykatën Kushtetuese mbetet kërkesë absurde