Lajme

“Nëse ka kushtëzim të qartë për në KiE, shtyhet agjenda – përfiton Kurti në zgjedhjet e ardhshme”

05/08/2024 21:34
nga:G B

Anëtarësimi ose jo në KiE është tema më aktuale dhe më e rëndësishme kohëve të fundit.

Kosova ende s’ka arritur të futet në agjendë për takimin e 16 majit, ndërsa që i dërguari i SHBA-ve për Ballkanin Perëndimor, Gabriel Escobar, shprehur shqetësimin se Kosova s’i ka votat për këtë anëtarësim.

Ndërsa, kryeministri Kurti ka thënë se nuk e pranon kushtin për dërgim të draft statutit të Asociacionit në Kushtetuese.

Njohësi i çështjeve politike, Blerim Burjani, në një prononcim për Gazeta Blic, ka folur lidhur me këto deklarata, derisa thotë se Asociacioni s’ka lidhje me këtë anëtarësim.

“Kosova me rëndësi është t’i ketë 31 vota pro anëtarësimit, asociacioni nuk ka ndonjë lidhje me anëtarësim të Kosovës në këtë organizatë, nëse pengohet Kosova në anëtarësim, i bëhet nder Serbisë, Rusisë e Kinës, e tash nuk është interes as minimal i SHBA dhe as i BE që Kosova të jetë jashtë KiE-së. Asociacioni nuk ka të bëjë gjë me KiE në asnjë segment, kushtëzimi i vazhdueshëm ndaj Kosovës nuk ka ndonjë kuptim e veçmas kur është jashtë rëndësisë për miqtë e Kosovës dhe Kosovën”, thotë ai.

Sipas Burjanit, nëse do të ketë kushtëzim të qartë dhe ndalesë, do të shtyhet agjenda për anëtarësim, çka do ta forcojë Kurtin në zgjedhjet e jashtëzakonshme.

“Kërkesa nuk ka të bëjë me rregullativën për anëtarësim në KE, Kosova mund te jetë jashtë KiE por BE dhe SHBA nuk fitojnë asgjë me këtë por fiton Serbia, Rusia e Kina. Tash të shohim se çfarë do të ndodhë? Mendoj se në rast se do të ketë kushtëzim të qartë dhe ndalesë, agjenda për anëtarësim shtyhet, kjo po e forcon Kurtin edhe në zgjedhjet e jashtëzakonshme apo të rregullta përballë partive tjera, dihet se Kurti nuk e formon asnjëherë këtë Asociacion e kjo sjell vota për të, se kjo qeveri nuk mund të mburret se ka bërë ndonjë punë fitimprurëse për qytetarët”, vlerëson analisti për Gazeta Blic.

Ai thekson se do të jetë negative shtyrja e agjendës për anëtarësim në KiE për një kohë, duke mos dhënë sqarime.

“Pra çka mund të pritet si negativitet është shtyrja e agjendës për anëtarësim për një kohë të ardhme duke mos dhënë sqarime e detaje tjera në aspektin politik kushtëzimi duket i komplikuar e në kuptim juridik e rregullative të KiE s’ka asnjë rëndësi ky Asociacion, pos që është e qartë veprimtaria e KiE dhe për fushatë angazhimit si organizatë të shpresojmë se nuk do të ketë ndalesë por kërkesë për të përmbushur në vazhdim të proceseve tjera politike kërkesën për Asociacionin”, deklaron Blerim Burjani./Gazeta Blic/

 

Sherifi: Të gjithë po shqetësohen për Kosovën, përpos Albin Kurtit

Kurti: Dërgimi i draft-statutit për Asociacion në Gjykatën Kushtetuese mbetet kërkesë absurde

Escobar: Kosova t’i dëgjojë aleatët sa i përket integrimit evropian