Lajme

Hoxhaj: Sot UNMIK-u ishte zëri i Serbisë në Këshillin e Sigurimit

10/15/2021 18:57
nga:Y I

Ish-ministri i jashtëm i Kosovës, Enver Hoxhaj, thotë se UNMIK ishte zëri i Serbisë në Këshillin e Sigurimit në New York.

Përmes një statusi në rrjetin social Twitter, Hoxhaj u shpreh se Kosova duhet ta bëjë të qartë se UNMIK-u nuk ka asnjë rol në Kosovë

“Sot UNMIK ishte zëri i Serbisë në Këshillin e Sigurimit në New York. Kosova duhet ta bëjë të qartë se UNMIK-u nuk ka asnjë rol në Kosovë. Është vetëm platformë, e përdorur dhe e abuzuar nga Rusia kundër shtetit tonë, duke krijuar tensione brenda ose duke na sulmuar ndërkombëtarisht! Kjo duhet të ndalet!”, ka shkruar Hoxhaj.

 

Tanin para Këshillit të Sigurimit: Bashkësia ndërkombëtare nuk u informua paraprakisht për reciprocitetin me targat