Lajme

Hoxha i del kundër Kurtit për Kodin Civil: Kjo është çrregullim i moralit të popullit

04/27/2024 19:21
nga:N K

Hoxhë Burim Karpuzi në një prononcim për GazetaBlic, ka folur në lidhje me deklaratën e Kryeministrit Albin Kurti për sigurimin e votave për Kodin Civil, i cili lejon martesën ndërmjet personave të të njëjtës gjini.

Ai thotë se kjo është e ndaluar kategorikisht dhe e quan çrregullim të ndjenjave dhe moralit të popullit.

“Kjo është e ndaluar fetarisht, është haram dhe kjo është vetëm çrregullim i ndjenjave dhe moralit të popullit. Kjo është prishje e pikënisjes së popullit dhe po ashtu humbje, sepse këto gjëra nuk lejohen në asnjë mënyrë, kështu janë të llogaritura si fetarisht ashtu edhe në logjikën e shëndoshë të disa njerzëve”, deklaroi ai.

Tutje ai tregon se shoqëria nuk është e gatshme të këtë në mesin e saj kësilloj raporte, dhe se personat që pranojnë të votojnë këtë projektigj më shumë gjasa ka të jenë të manipuluar.

“Nuk jemi të gatshëm si popull të kemi kësi lloj raporte në mesin tonë, dhe personat që votojnë për këtë projektligj me vetëdijenë e tyre ose janë duke u manipuluar prej të tjerve ose për shkak të ndonjë interesi të tyre diqka të ngjajshme, dhe nëse jo për këta faktorë atëherë ata nuk mund të cilësohen si normal, u shpreh ai.

Për në fund Karpuzi thotë se këtë e cilëson si çmenduri dhe se të njëjtën gjë do t’ia thoshte dhe Kryeministrit Kurti, po ta takonte përballë.

Lushtaku pas parlajmërimit të Kurtit se do të miratohet Ligji që lejon martesat e gjinisë së njëjtë: Ka manipuluar besimtarët mysliman