Lajme

Hoxha Donika Gërvallës: Lej llafet

05/04/2021 21:27
nga:Q R

Deputetja e Partisë Demokratike të Kosovës (PDK), Eliza Hoxha i ka reaguar ministres së Punëve të Jashtme, Donika Gërvallës.

Përmes një postimi në llogarinë e tij në Facebook, Hoxha ka shkruar se Gërvalla duhet të merr guximin dhe ta vendos flamurin e Kosovës.

“Zonja kryediplomate a e ka shfletu ligjin për përdorimin e simboleve shtetërore të Kosovës. Si përfaqësuese e shtetit nuk mundesh çështjet e aktivitetet e shtetit t’i ilustrosh me flamurin kombëtar i cili është shenjues i Republikës së Shqipërisë”, ka shkruar Hoxha.

Tutje Hoxha ka shkruar se ministrja Gërvalla duhet t’i lë llafet dhe të punojë.

“Merr guxim ministre – vendose flamurin e Kosovës. Shumë punë ju pret duke nisë nga respektimi i simboleve të shtetit e tutje. Leni llafet…”, ka përfunduar Hoxha

Kurti në takim me ish-presidentin e BERZH-it: Sigurimi i vaksinave prioriteti më urgjent i Qeverisë