Pas zgjedhjes së Dritan Abazoviqit në krye të qeverisë së Malit të Zi, Avdullah Hoti thotë se shqiptarët tashmë janë garantuesit e paqes dhe integrimit euro-atlantik të Ballkanit Perëndimor.
Deputeti i Lidhjes Demokratike të Kosovë deklaroi se historikisht “nuk kemi qenë asnjëherë më mirë”.
Ish-kryeministri shkroi se duhet të shfrytëzohen këto arritje në interes të integrimit sa më të shpejtë euro-atlantik.
“Vetëm integrimi euro-atlantik i të katër shteteve e vulos paqen në regjion dhe i margjinalizon forcat pro-ruse”, shkroi ai në Facebook.


