Cristiano Ronaldo mori këtë të martë çmimet për lojtarin më të mirë të muajit shkurt të Manchester United dhe golin më të mirë në Premier League.
Edhe pse United tashmë është larg golave – pa Champions, pa Kupën e Ligës dhe në vendin e shtatë në Premier League, portugezi ka treguar se ka ende motivim, përcjell GazetaBlic Sport.
“Ndihem i lumtur dhe i motivuar për pjesën tjetër të sezonit, do të bëj më të mirën, siç bëj gjithmonë, shihemi së shpejti në Old Trafford”, tha ai në falënderimin e tij.



