Lajme

Haziri: Konfirmimi i O’Brien lidhur me obligimet e Kosovës nga marrëveshja Kurti-Vuçiq, është një ofrim i sigurisë për shtetin serb dhe për serbët e Kosovës

04/20/2024 14:36
nga:Sh R

Ndihmëssekretari amerikan i Shtetit për Europën dhe Euroazinë, James O’Brien, ka thënë se Kosova ka premtuar se do ta themelojë Asociacionin e Komunave me Shumicë Serbe dhe se SHBA do të bëjë gjithçka që ky premtim të vihet në vend.

Lidhur me këtë deklaratë në një prononcim për GazetaBlic, ka folur nënkryetari i LDK-së, Lutfi Haziri, ku tha se konfirmimi i O’Brien lidhur me obligimet e Kosovës nga marrëveshja Kurti-Vuçiq është një ofrim i sigurisë për shtetin serb dhe për serbët e Kosovës.

“Vizita e ndihmës sekretarit amerikan në Podgoricë e Shkup para disa muajsh, vizita e tij në Beograd dhe përjashtimi i Prishtinës nga agjenda është tregues tepër i madh që duhet të lexohet si shqetësim. Konfirmimi i tij lidhur me obligimet e Kosovës nga marreveshja Kurti-Vuciq është ofrim i sigurisë për shtetin Serb por edhe për serbët e Kosovës”, tha Haziri për Gazeta Blic.

Tutje ai thotë se raporti i Kurtit me qeverinë amerikane ëshë shqetësim dhe brengë për të gjithë ne.

“Sebia po kalon një periudhe politike përmes Rezolutës për gjenocid në OKB, anëtarsimi i RKS në KiE, lansimi i botës serbe në Banja Lluka ka eksponentet politike serb, atakut terrorist të grupit Radojciq. E përbashkëta e tyre është se janë “non grata” nga qeveria amerikane por Republika e Kosovës dhe institucionet e saj nën administrimin e z.Kurti janë nën masa ndëshkuese dhe kufizime serioze nga BE, SHBA dhe NATO. Kufizime edhe në raportet me te gjithë fqinjët e Kosovës. Ky raport i Kurtit me qeverinë Amerikane është shqetsim dhe brenge për ne. Mos mbajta e fjales dhe manipulimi me popullin e Kosovës si mjet nuk kalon te Amerikanet. Sjellja me dy standarde e Kurtit ka lënduar këtë bashkëpunim” u shpreh ai.

Haziri thotë se O’Brien është njeriu që në rastin e Kosovës ka bërë shumë mrekulli dhe se ne duhet ti jemi falënderues.

“Ndihmes sekretari O’Brain është konsistent në qendrime dhe i thyeshem në qëllim. Ai vlerson me kujdes sepse është njeriu që në rastin e Kosovës ka bërë mrekulli dhe ne duhet ti jemi falenderues”, përfundoi Haziri për GazetaBlic.