Lajme

Haxhiu: Vlerësojmë kontributin e organizatave, shoqatave dhe të tjerëve në raport me nevojat e fëmijëve me autizëm

04/02/2024 17:07
nga:G C

Ministrja e Drejtësisë, Albulena Haxhiu ka marrë pjesë në marshin vetëdijësues “Më jep mbështetje, të gëzoj të drejtat e mija”, në ditën botërore të autizmit.

Haxhiu tha se në këtë ditë veçojmë dhe lartësojmë kontributin e të gjitha organizatave, shoqatave dhe të tjerëve në raport me nevojat e fëmijëve me autizëm.

Derisa theksoi se ditët sikur kjo, janë momente reflektimi që sipas saj, duhet të na shërbejnë për angazhim edhe më të madh në adresimin e përgjegjësive që kemi.

“Në këtë ditë të veçantë vlerësojmë dhe lartësojmë kontributin e të gjitha organizatave, shoqatave dhe të tjerëve në raport me nevojat e fëmijëve me autizëm. Ditët sikur kjo, janë momente reflektimi që duhet të na shërbejnë për angazhim edhe më të madh në adresimin e përgjegjësive që kemi. Le të përqafojmë çdo individ, të njohim talentet e tyre të veçanta dhe që bashkërisht të angazhohemi për një shoqëri të ndërgjegjësuar dhe gjithëpërfshirëse”, tha ministrja Haxhiu.