Lajme

Haxhiu publikon pamje nga vila e Radoiçiq: Sot nga afër pamë luksin në të cilin ka jetuar ky kriminel

04/05/2024 19:15
nga:Y I

Ministrja e Drejtësisë, Albulena Haxhiu, ka publikuar pamje nga vila e Milan Radoiçiq e cila iu konfiskua nga Policia e Kosovës.

Sot, Haxhiu e shoqëruar nga ministri i Punëve të Brendshme, Xhelal Sveçla kanë qenë në vilën e Radoiçiqit tashmë të konfiskuar.

Ajo tha se kanë parë nga afër luksin në të cilin ka jetuar ky kriminel.

“Dje publikuam dokumentin e listës se aseteve të konfiskuara dhe sekuestruara të terroristit Radojçiq, sot nga afër dhe konkretisht pamë luksin në të cilin ka jetuar ky kriminel. Kjo është jeta e një terroristi që për vete bën jetë prej milioneri ndërkohë që mjet të funksionimit ka frikësimin dhe kërcënimin e komunitetit ku jeton në mënyrë që t’i shërbejnë atij. Kjo gjë ka ndërruar, qytetarët atje kanë filluar të çlirohen nga ky terrorist dhe grupi i tij që kanë punuar vetëm për veten në shërbim të regjimit në Beograd. Republika e Kosovës nuk trembet nga terrorizimi dhe është garantuese e jetës së qetë për të gjithë qytetarët pa dallim.Jemi shoqëri demokratike dhe me vlera të qarta perëndimore ku terrori, frikësimi, shantazhi dhe ilegaliteti nuk kanë vend” shkruan Haxhiu raporton Gazeta Blic.

Postimi i plotë: