Ushtruesja e detyrës së presidentes së Kosovës, njëherësh kryetare e Kuvendit, Albulena Haxhiu, ka reaguar pas fitores së Kosovës ndaj Irlandës.
Haxhiu ka përgëzuar ekipin e Kosovës për paraqitjen dhe fitoren në ndeshjen e parë të grupit.
“Një Kosovë që me një lojë të bukur siguroi një fitore të rëndësishme ndaj Irlandës në ndeshjen e parë të grupit. Nisje e fuqishme e djemve tanë”, ka shkruar Haxhiu.


