Lajme

Haxhiu paralajmëron seancë për presidentin sonte

04/27/2026 13:36
nga:G B

Kryetarja e Kuvendit të Kosovës, Albulena Haxhiu ka paralajmëruar që sonte një seancë për zgjedhjen e presidentit.

Pak para fillimit të seancës plenare të Kuvendit, e para e këtij institucioni në pyetjen e gazetarëve nëse do të ketë seancë për presidentin gjatë këtyre ditëve, ajo është shprehur: “Besoj se do të ketë sonte”, tha Haxhiu.

Rikujtojmë se deputetët e Kuvendit të Kosovës kanë afat deri më 28 prill për të zgjedhur presidentin e ri të vendit, në të kundërtën vendi shkon në zgjedhje të reja sipas aktgjykimit të Gjykatës Kushtetuese.