Lajme

Haxhiu: Minatorët nuk ka arritë me i nënshtru Serbia dhe nuk do të mund as menaxhmenti i Qeverisë “Zdravo”

08/22/2023 09:35
nga:Sh R

Deputeti i PDK-së, Bekim Haxhiu, ka thënë se Menaxhmenti i Trepçës i emëruar nga Qeveria Kurti, nuk ua paguan pagat me kohë minatorëve dhe kur ata i kërkojnë pagat për punën e tyre, menaxhmenti i dënon minatorët grevistë, raporton Gazeta Blic.

Ai përmes një postimi në Facebook, ka thënë se kështu nuk është sjellë as regjimi i Millosheviqit me minatorët.

Ai ka thënë se minatorët nuk i janë nënshtruar Serbisë e nuk i nënshtrohen as menaxhmentit të emëruar nga qeveria Zdravo.

Postimi i tij i plotë:

Menaxhmenti i Trepçës i emëruar nga Qeveria Kurti, nuk ua paguan pagat me kohë minatorëve.

Kur ata i kërkojnë pagat për punën e tyre, menaxhmenti i dënon minatorët grevistë.

Kështu me minatorët nuk është sjellë as regjimi i Millosheviqit.

Minatorët nuk ka arritë me i nënshtru Serbia dhe nuk mund t’i nështroj as menaxhmenti i emruar nga Qeveria “Zdravo”.

Dënimi i minatorëve për grevë është në kundërshtim me Ligjin për Grevat, dënimi kolektiv i minatorëve është shkelje Kushtetuese.

Ku janë 177 milion euro të premtuara nga Albin Kurti për investim në Trepçë?

P.S

Deklarata e Albin Kurtit për Trepçën me 31.01.2015 në Koha Ditore:

Albin Kurti: “Trepça ka nevojë që t’i shtohet vlera përmes investimeve. Në bazë të ekspertëve të Vetëvendosjes, nëse investohen në Trepçë, është një kalkulim i gjatë, 177 milion euro, atëherë nga eksporti i metaleve të përpunuara dhe gjysmë të përpunuara qysh në vitin e parë do të mund të merrnim 450 milion euro, sipas çmimeve të tregut botëror që janë sot.”