Lajme

Hasanpapaj: Me çfarëdolloj epilogu të Kushtetueses, deputetët nuk ndërrohen

03/29/2023 23:31
nga:G B

Analisti, Bardhyl Hasanpapaj ka komentuar në “Politiko”, hulumtimin e Gazetës10, sipas të cilës një vendim nga Gjykata Kushtetuese lidhur me votat e disa deputetëve kur u zgjodh presidente, Vjosa Osmani, mund ta rrëzojnë atë nga detyra e saj.

Hasanpapaj ka thënë se çfarëdolloj epilogu të ketë vendimi i Kushtetueses, përbërja e Kuvendit nuk ndryshon. Pra ata nuk bëhen deputetë dhe deputetët nuk ndërrohen, raporton Gazeta10.

“Ajo çfarë mund të them nga perspektiva e Kushtetutës dhe ligjeve tek ne, është e pamundur që deputet pasi që janë kosistu legjislaturat të kthehen dhe të ndryshohet përbërja e legjislaturës. Ajo ka marrë fund dhe një legjislaturë, pasi që është konsistu dhe është inauguruar me atë përbërje përveç se ka përbërje të tipit dorëheqje, vdekje e kështu me radhë që ndryshohen me listë. Edhe po të ishte shkelje e një kandidati në zgjedhje, praktikat evropiane e tregojnë se mund të kërkojnë dëmshpërblim për mohim të një drejte apo diçka ngjashme sepse nuk mund të kthehet edhe një herë ripërbërja e Kuvendit.”, ka thënë Hasanpapaj.

Tutje, ai ka thënë se edhe në rast se ju është shkelur e drejta dhe përbërja e Kuvendit s’do të ndryshoj dhe një praktikë e tillë nuk është vetëm tek ne por edhe nga Gjykata Evropiane.

“Edhe po të ishte se po vendosje se mund të ju kishte shkelur e drejtë në një procedurë gjyqësore si Supremja, prapë së prapë kjo nuk e ndryshon përbërjen e Kuvendit. Sepse nuk e bën dot deputet, edhe nëse i njohet e drejta që mund të kishte mundur të jetë deputet dhe mund të ju kishte shkelur një e drejtë, s’mund ta bëj deputet. Pra s’ndryshohen më deputetët në Kuvend. Kjo është praktikë edhe në Gjykatën Evropianë të Drejtave të Njeriut.”, ka thënë Hasanpapaj.