Lajme

Haradinaj s’i ndalë akuzat për Qeverinë: Flasin shqip, por asgjë shqiptare s’kanë – Edhe dëshmorët, po të ishin gjallë, do t’i quanin kriminelë

10/10/2024 14:24
nga:Genita C

Ramush Haradinaj ka publikuar një shkrim të ashpër drejtuar Qeverisë Kurti, duke shprehur shqetësimin e tij për qasjen ndaj arritjeve të Kosovës dhe trashëgimisë së Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës (UÇK), raporton GazetaBlic.

Ai theksoi se ata që aktualisht qeverisin nuk e kanë dashur kurrë asnjë arritje të Kosovës ku nuk kanë qenë protagonistë.

Haradinaj theksoi se këta individë nuk e nderojnë UÇK-në dhe as komandantët e saj, duke i konsideruar ata si të panevojshëm për kauzat e tyre politike. Ai kritikoi ashpër vizitat e bëra në varret e dëshmorëve, duke thënë se këto vizita janë të motivuara nga politika, pasi, sipas tij, po të ishin të gjallë, do të konsideroheshin kriminelë.

Kreu i AAK-së gjithashtu theksoi se Kosova po qeveriset nga një mentalitet antikombëtar që, megjithëse flet shqip, nuk ka asgjë shqiptare në thelb. Ai bëri thirrje për një reflektim mbi qeverisjen dhe rëndësinë e nderimit të trashëgimisë kombëtare, si dhe për vlerësimin e kontributit të UÇK-së në çlirimin e vendit.