Lajme

Haradinaj pret në takim lamtumirës me ambasadorin finlandez: Finlanda partner i rëndësishëm në rrugën drejt NATO-s dhe BE-së

08/19/2025 12:00
nga:G B

Kryetari i AAK-së, Ramush Haradinaj, ka pritur në takim lamtumirës Ambasadorin e Finlandës, z. Matti Nissinen.

Gjatë takimit, Haradinaj e falënderoi ambasadorin për angazhimin dhe kontributin e tij gjatë mandatit në Kosovë. Biseduam për zhvillimet në vend, në fushën politike dhe atë të sigurisë, ku theksoi nevojën për mbështetjen e mëtejme të Finlandës në synimin e Kosovës për anëtarësim në NATO dhe Bashkimin Evropian.