Lajme

Haradinaj njofton se nesër hapet dera për ngushëllime për vdekjen e Agron Haradinajt

03/02/2023 16:06
nga:G B

Ramush Haradinaj, lideri i AAK-së, ka njoftuar se nesër hapet dera për ngushëllime, në Gllogjan, për vdekjen e vëllait të Nasim Haradinajt, Agronit, raporton Gazeta Blic.

Postimi i tij i plotë:

Me rastin e ndarjes nga jeta të familjarit tonë Agron (Smajl) Haradinaj, ju njoftojmë se dera për ngushëllime është e hapur që nga nesër (e premte), në Gllogjan, sipas traditave tona shqiptare.

Pritja do të bëhet në Kullën pranë Kompleksit Memorial të ZO të Dukagjinit.

Për detaje të tjera rreth varrimit do të ju njoftojmë me kohë.

Familja Haradinaj