Megjithëse ishte paraparë që të fillojë në orën 10:00, seanca e Kuvendit të Kosovës ende s’ka filluar.
Edhe pse ka kaluar ora 10:00 salla ku pritet të mbahet seanca, është pothuajse e zbrazët.
E kjo nuk i ka pëlqyer deputetit të AAK-së Ramush Haradinaj, i cili kishte arritur në orën e paraparë.
Ai teksa hyn në sallën e zbrazët ku pritet të mbahet seanca thotë se ky është problem goxha i madh, pasi që seancat caktohen dhe nuk fillojnë në orën për të cilën janë thirrur


