Lajme

Haliti: Osmani ndryshe kur flet me Kurtin e ndryshe me ndërkombëtarët – të deklarohet për Asociacionin e Marrëveshjen e Ohrit

02/19/2024 14:58
nga:G B

Deputeti i Partisë Demokratike të Kosovës, Xhavit Haliti, ka komentuar deklaratën e presidentes Vjosa Osmani se Qeveria duhet të bisedojë me ndërkombëtarët për të gjetur një zgjidhje për çështjen e dinarit.

Ai në një prononcim për Gazeta Blic, thotë se Osmani i ndërron qëndrimet nga mëngjesi në darkë dhe ndryshe flet kur takohet me Kurtin e ndryshe me ndërkombëtarët.

“Zonja Osmani, nga mëngjesi e deri në darkë ndryshon qëndrimet. Tjetër flet kur takohet me Albinin, tjetër kur flet me ndërkombëtarët, tjetër me opozitën, tjetër me kryetarët e partive opozitare e tjetër para mediave. Kështu që është vështirë të dihet cili është qëndrimi i vërtetë i Presidentes së Kosovës”, vlerëson ai.

Deputeti i PDK-së potencon se presidentja duhet të jetë e qartë dhe t’i tregojë qëndrimet e saj për marrëveshjen e Brukselit e Asociacionin.

“Ajo duhet të jetë e qartë dhe publiku i Kosovës e më gjerë duhet ta dijë: cili është qëndrimi i Presidentes lidhur me marrëveshjet e Brukselit dhe zotimit të bërë në Ohër? Cili është qëndrimi i Presidentes lidhur me Asociacionin? Mendoj që këto janë çështjet për të cilat duhet të deklarohet Presidentja”, thekson Haliti për Gazeta Blic.

Ai shton se ajo duhet të jetë e qartë në deklarime dhe të vazhdojë me deklarata herë si përfaqësuese e OJQ-ve, e herë si Komandante Paqësore.

“Apo do të vazhdojë që nga zyra e Presidentit të Kosovës të bëjë deklarata herë si luan, e herë si pulë, herë si përfaqësuese e OJQ-ve, e herë si Komandante Paqësore. Pra, presidentja deklarimet e saja duhet t’i ketë konsistente, të qarta e të sakta”, deklaron deputeti i PDK-së, Xhavit Haliti./Gazeta Blic/

 

“Nuk pyetet presidentja, as i dëgjohet fjala”/ Haziri: Osmani po luan rolin e zjarrfikësit mes Kurtit e ndërkombëtarëve

Arifi: Presidentes po i bien në mend amanetet e Rugovës e aleatët kur Kurti po i katandisë raportet me ndërkombëtarët

Kurti: Me ShBA-të jemi miq, por s’pajtohemi për çdo gjë

Sadiku: Kurti po e shfrytëzon çështjen e dinarit për vota – Osmani deklarohet formalisht, është në mision me kryeministrin

 

Osmani: Qeveria me aleatët të ulen e të merren vesh rreth çështjes së dinarit