Lajme

Haliti: Nuk do të kandidojë për kryetar Komune

04/07/2021 18:35
nga:Gazeta Blic

Deputeti nga radhët e Partisë Demokratike të Kosovës, Xhavit Haliti ka thënë që nuk synon të kandidojë për kryetar të ndonjë komune në zgjedhjet e ardhshme komunale.

I ftuar në Info Magazinë, Haliti u shpreh se politikë-bërja e tij është në nivel të Kosovës dhe se ai nuk përputhet në kurrëfare mënyrë me të qenurti kryetar i ndonjë komune, përcjell Gazeta Blic.

Jo nuk hy në kurrëfar gare për krytar të komunës, unë jam politikë-bërës në nivel të Kosovës dhe të kthehem të merrem me qështje që nuk jam marrë kurrë, kom bashkëpunuar me kryetarin e Pejës dhe me shume kryetar komunash, por unë nuk mendoj që figura ime është në përputhje me të qenurit kryetar Komune“, u shpreh Haliti./Gazeta Blic.

LEXO EDHE:

Ministria e Drejtësisë hap dyert për qytetarët çdo të premte nga ora 13:00-16:00