Lajme

Kurti në konferencën e partive socialiste: Autokratët kanosin sigurinë e Evropës

05/04/2024 22:13
nga:Y I

Kryeministri Albin Kurti, njëherazi kryetar i Lëvizjes Vetëvendosje, po merr pjesë në konferencën e nivelit të lartë të Partisë së Socialistëve Evropian që po mbahet në Berlin, në kuadër të zgjedhjeve evropiane që pritet të mbahen me 9 qershor.

Ai ka shkruar se ‘qëndrojmë bashkë në mbrojtje të demokracisë përballë autokracive në rritje në kontinentin tonë’

“Në nëntor të vitit të kaluar, Lëvizja VETËVENDOSJE! u bë anëtare e organizatës më të madhe socialdemokrate në Evropë. Qëndrojmë bashkë e të mobilizuar në mbrojtje të demokracisë, barazisë, solidaritetit dhe prosperitetit, përballë autokracive që kanosin mirëqenien, të drejtat e njeriut dhe sigurinë e kontinentit tonë”, ka shkruar kryeministri, Kurti.

“Përkushtimi ynë për demokracinë sociale dhe respekti për çdo qytetar na udhëzon në të gjithë Evropën. Ruajtja e vlerave tona është thelbësore”, ka shkruar Kurti në platformën X.