Sporti

Hajvalia kampione e Kosovës në futbollin e femrave, fiton ndeshjen vendimtare ndaj Mitrovicës

05/26/2023 17:29
nga:Mergim Rreci

Skuadra e Hajvalisë e ka fituar titullin kampion tek futbolli i femrave.

Hajvalia e mposhti skuadrën e Mitrovicës, me rezultatin përfundimtar që ishte 3 me 1, shkruan GazetaBlic Sport.

Vetëm para pak ditësh, KFF Mitrovica e fitoi Kupën e Kosovës, pikërisht në finale ndaj Hajvalisë.

Të dy skuadrat e përfundojnë edicionin me nga një trofe.