Lajme

Gruaja e Navalnyt: Presidenti rus është hajdut, vrasës e gënjeshtar!

05/07/2024 13:01
nga:Y I

E veja e ish-kryeopozitarit rus, Alexei Navalny ka kritikuar presidentin Vladimir Putin në ditën e inaugurimit të tij si President në mandatin e pestë.

Sipas mediave të huaja, në një video të postuar në YouTube pak para se të mbahej ceremonia në Moskë, Yulia Navalnaya e quajti Putinin një gënjeshtar, një hajdut dhe një vrasës.

Ajo shtoi se lufta në Ukrainë është “e përgjakshme dhe e pakuptimtë” dhe askush nuk e dëshiron atë përveç liderit rus.

“Shuma të mëdha parash na vidhen të gjithëve çdo ditë për të financuar bombardimet e qyteteve paqësore, policia e trazirave që rreh njerëzit me shkopinj, propagandistët që përhapin gënjeshtra. Dhe gjithashtu për pallatet, jahtet dhe avionët privatë [të elitës],” tha ajo.

“Dhe për sa kohë që kjo vazhdon, ne nuk mund ta ndalim luftën”, shtoi Navalnaya.

Pasi u internua nga Rusia, zonja Navalnaya është zotuar të vazhdojë punën e bashkëshortit të saj të ndjerë, i cili vdiq në një koloni penale të Arktikut më 16 shkurt.

Ajo e ka akuzuar Putinin për vrasjen e tij, një akuzë të cilën Kremlini e ka mohuar gjithmonë.

/Euronews Albania/