Një grabitje e armatosur ka ndodhur mbrëmë në Klinë.
Dy viktimat meshkuj kanë raportuar se derisa ishin duke punuar në një pikë të derivateve, dy të dyshuar të panjohur dhe të armatosur u kanë grabitur një shumë parash dhe me veturë janë larguar në drejtim të panjohur.
Nuk raportohet për të arrestuar, ndërsa rasti vazhdon të hetohet.


