Lajme

Goditi kalimtaren me veturë dhe u largua nga vendi i ngjarjes, arrestohet francezi në Prishtinë

08/20/2021 09:19
nga:Y I

Në raportin 24 orësh të Policisë është bërë e ditur se është arrestuar shtetasi francez pasi i njëjti një ditë më parë kishte goditur me veturë një këmbësore dhe ishte larguar nga vendi i ngjarjes, raporton Gazeta Blic.

E lënduara ka pasur lëndime të mëdha.

Pas intervistimit i dyshuari me vendim të prokurorit është dërguar në mbajtje për 48 orë.

Njoftimi i plotë:

Rr. Fahri Fazliu, Prishtinë, 18.08.2021 – 22:25. Me datën 19.08.2021 është identifikuar dhe arrestuar i dyshuari mashkull, shtetas i Francës për shkak se derisa kishte qenë duke e drejtuar veturën e kishte goditë këmbësoren- viktimën femër kosovare e cila si pasoj kishte pësuar lëndime të rënda trupore. I dyshuari pasi e kishte shkaktuar aksidentin me veturë ishte larguar nga vendi i ngjarjes. Pas intervistimit i dyshuari me vendim të prokurorit është dërguar në mbajtje për 48 orë.