Nga të shtënat me armë në lokalin Bon Vivant kanë mbetur të plagosur shtatë persona.
Një person raportohet se ka marrë plagë të rënda.
Ndërkohë e plagosur ka mbetur edhe një vajzë dhe një roje sigurimi, të cilët e pësuan gjatë sherrit me armë brenda lokalit.
Gazeta Blic merr vesh se disa persona me maska kanë hyrë në lokal dhe kanë shtënë.
Policia ka dalë në vendin e ngjarjes, derisa ende nuk ka njoftim zyrtar për këtë ngjarje.


