Kryetari i komunës së Gjakovës, Ardian Gjini, ka bërë të ditur se fshatit Kralan po i kompletohet infrastruktura.
Gjini ka njoftuar se sot është përuruar projekti i ri ku nis ndërtimi i nëntë akseve rrugore me vlerë 160 mijë euro.
“Rrjeti i ujësjellësit tashmë është përfunduar në Kralan. Kanë mbetur edhe pak punë që fshatit të mos i mungojë asgjë, por do t’i kryejmë edhe ato” shkruan Gjini në Facebook, përcjell Gazeta Blic.
Postimi i plotë:
Kralanit po i kompletohet infrastruktura.
Sot e përuruam projekin e ri ku nisi ndërtimi i nëntë akseve rrugore me vlerë 160 mijë euro, për ta lehtësuar lëvizjen e banorëve të kësaj ane duke ndërtuar rrugë moderne me infrastrukturë përcjellëse.
Rrjeti i ujësjellësit tashmë është përfunduar në Kralan. Kanë mbetur edhe pak punë që fshatit të mos i mungojë asgjë, por do t’i kryejmë edhe ato! ?


