Lajme

Gjendet një mjet i pashpërthyer në Gjakovë

04/03/2024 09:56
nga:N K

Një mjet shpërthyer është gjetur të martën e dy prillit në Gjakovë, ku njësiti për deminimin i FSK-së e ka larguar mjetin pa incidente

Një mjet shpërthyer është gjetur të martën e dy prillit në Gjakovë.

Njësiti për deminimin i FSK-së e ka larguar mjetin pa incidente, thuhet në raportin 24-orësh të policisë së Kosovës.

“Rr. Burim Hamza, Gjakovë / 02.04.2024 – 11:25. Ankuesi mashkull kosovar ka njoftuar se në një fushë ka gjetur një mjet të dyshuar shpërthyes. Njësiti policor ka siguruar vendin e ngjarjes ndërsa njësiti për deminim i FSK-së ka larguar mjetin pa incidente”, thuhet në raport.