Sporti

Manchester United ka gjetur marrëveshjen me Barcelonën për Frenkie de Jong

07/02/2022 11:57
nga:Mergim Rreci

Telenovela për të sjellë mesfushorin holandez në Angli duket se ka bërë hapat e fundit thelbësore.

Barcelona dhe Manchester United, siç raporton Fabrizio Romano, kanë gjetur një marrëveshje bazë për 65 milionë euro. Megjithatë, pjesa e bonusit dhe marrëveshja me lojtarin ende duhet të diskutohen.

De jong do të bashkohet me Ten Hag përsëri, ku gjithashtu do të rigjejë edhe ish-shokun e tij të ekipit, Van de Beek