Kandidati për deputet nga LDK, Besim Mulaj, ka vizituar sot Shoqatën e Pensionistëve në Qendrën Multiprofesionale – Novosellë, ku thotë se ka takuar njerëz që kanë dhënë kaq shumë për shoqërinë tonë, raporton Gazeta Blic.
Përmes një postimi në Facebook, ai ka thënë se LDK gjithmonë ka qenë dhe do të mbetet zëri i pensionistëve, duke e vlerësuar çdo kontribut të tyre dhe duke punuar për dinjitetin dhe mirëqenien e kësaj gjenerate të artë.
Postimi i tij i plotë:
Sot pata kënaqësinë të vizitoj Shoqatën e Pensionistëve në Qendrën Multiprofesionale – Novosellë, së bashku me mikun tim të nderuar, Bujar Tahiraj. Ishte një moment i veçantë të takoja njerëz që kanë dhënë kaq shumë për shoqërinë tonë dhe të shihja nga afër përkushtimin e tyre për ta mbajtur gjallë shpirtin e komunitetit.
Gjithashtu, vizita në muze më kujtoi sa shumë kemi për të falënderuar ata që ndërtuan themelet e Kosovës. Kontributi i tyre është një thesar që ne duhet ta ruajmë dhe ta nderojmë çdo ditë, duke u siguruar që brezave të ardhshëm t’u përcillet kjo frymë përkushtimi dhe sakrifice.
LDK gjithmonë ka qenë dhe do të mbetet zëri i pensionistëve, duke e vlerësuar çdo kontribut të tyre dhe duke punuar për dinjitetin dhe mirëqenien e kësaj gjenerate të artë.
Faleminderit për mikpritjen e ngrohtë dhe për gjithë punën e vyer që bëni!


