Ministrja në detyrë e Punëve të Jashtme dhe Diasporës, Donika Gërvalla-Schwarz, ka reaguar ashpër ndaj, siç i quan ajo, fushatave denigruese kundër ministrit në detyrë të Bujqësisë, Faton Peci, duke e cilësuar atë si një nga anëtarët më të denjë të kabinetit qeveritar.
Përmes një statusi në Facebook, Gërvalla e ka vlerësuar Faton Pecin si “punëtor të madh, të ndershëm deri në palcë, të guximshëm si rrallë kush, të ditur, të edukuar, plot integritet dhe dinjitet”.
Sipas Gërvallës sulmet sistematike ndaj ministrit Peci, që kanë filluar para dhe janë intensifikuar pas zgjedhjeve të 9 shkurtit, nuk janë të rastësishme.
“Janë produkt i krimit të organizuar dhe përfaqësuesve e pronarëve të bizneseve mediatike, që veç gazetarë nuk janë,” shkruan ajo.
“Fushatat e orkestruara dhe sistematike të muajve të fundit kundër Fatonit, para dhe pas zgjedhjeve të 9 shkurtit, janë produkt i krimit të organizuar dhe përfaqësuesve dhe pronarëve të bizneseve mediatike, që veç gazetarë nuk janë. Shtrembërimet, trillimet dhe gënjeshtrat e tyre të hapura janë shprehja më e qartë e dëshpërimit të atyre që tentuan me sajime e fabrikime të njollosin ministrin jo vetëm të suksesshëm të qeverisë Kurti, por edhe shumë të dashur për qytetarët” shkruan Gërvalla.
Reagimi i plotë:


