Sporti

Gati për spektakël, formacioni zyrtar i Real Madrid për ndeshjen ndaj Bayern Munich

05/08/2024 19:10
nga:Mergim Rreci

Sot (e mërkurë) është në orar për t’u zhvilluar ndeshja kthyese e fazës gjysmëfinale, ku Real Madridi dhe Bayern Munichu luftojnë për një vend në finale.

Real Madridi është nikoqir i Bayern Munichut në ndeshjen e cila pritet të zhvillohet në “Santiago Bernabeu” me fillim nga ora 21:00.

Ekipi i Carlo Ancelottit synon fitoren dhe një vend në finale, pasi mori rezultat pozitiv, barazim 2 me 2 në Mynih.

Ja formacioni zyrtar që ka përzgjedhur trajneri italian:

Real Madrid: Lunin, Carvajal, Rudiger, Nacho, Mendy, Tchouaméni, Kroos, Valverde, Bellingham, Vini Jr, Rodrygo.

/GazetaBlic Sport/