Lajme

Gashi: Presim që një pjesë të konsiderueshme të komunave t’i fitojmë pa balotazh

10/17/2021 12:19
nga:Q R

Udhëheqësi i shtabit zgjedhor të LDK-së, Arben Gashi, ka thënë se presin që një pjesë të konsiderueshme të komunave t’i fitojnë pa balotazh, duke shtuar se kanë pritshmëri pozitiva, ashtu siç janë, sipas tij, indicet e para.

Gashi tutje ka kërkuar nga KEDS-i dhe KQZ-ja t’i evitojnë problemet me energji elektrike, siç ka ndodhur në disa qendra votimi, sipas Gashit.

“Sot e kemi një ditë të gjatë. Kjo është një konferencë që mbahet nga shtabi zgjedhor i LDK-së. Deri sot kemi angazhuar rreth mbi 2 mijë e 600 komisionerë, vëzhgues, mijëra aktivistë që sot punojnë për LDK-në. Procesi ka filluar sipas kohës së paraparë. Ka pas disa probleme të vogla me energji elektrike, por përgjithësisht ka qenë proces i mirë. Prandaj e ftoj KEDS-in dhe KQZ-në që të gjitha votimet të jenë me energji sidomos gjatë natës. LDK-ja fton qytetarët të shfrytëzojnë të drejtën e tyre për votë. Ne presim që një pjesë e konsiderueshme të komunave t’i fitojmë pa balotazh. Pritshmëritë tona janë pozitive, indicet e para janë pozitive”, ka thënë Gashi.

Voton presidetja Vjosa Osmani, fton qytetarët të dalin në votime