Presidentja e vendit, Vjosa Osmani, ka votuar pak minuta më parë së bashku me familjen e saj, raporton Gazeta Blic.
Ajo ka qenë e shoqëruar së bashku me vajzat dhe bashkëshortin e saj Prindon Sadriu.
“Një proces tejet i rëndësishëm për jetën e qytetarëve tanë. Sot qytetaret tanë pa dallim në çdo cep të vendit tonë votojnë sot për kualitetin e jetës së tyre, votojnë për komunën e tyre për udhëheqësinë që do ta determinojë se si në katër vitet e ardhshme do të jetë jeta e tyre në komunat ku ata jetojnë” tha Osmani para mediave raporton Gazeta Blic.


