Avokati Tomë Gashi ka reaguar pasi u pezullua nga puna për rastin “Dehari” kryeinspektori, Ylber Topalli, raporton GazetaBlic.
Gashi thotë se Topalli është i dyshuar se i ka marrë kamerat e sigurisë, nga burgu i Prizrenit para Policisë, dhe i njëjti i ka sjellë në MD, kur ishte ministre Dhurata Hoxha.
Sipas Gashit, Topalli nuk i ka hartuar dy raporte në lidhje me këtë rast.
“Në njërin raport që ka hartu me 14 nentor 2016 e ka quajtur rastin e Astritit vetvrasje. Po të njëjtin raport ai e mohon që është i tij edhe pse e ka vendos nënshkrimin e tij në këtë raport”, shkruan Gashi.
Shkrimi i plotë pa ndërhyrje:
Pezullohet nga puna Kryeinspektori
Ylber Topalli
Procedura disiplinore ndaj z. Topalli
është inicuar për pretendimet e shkeljeve të renda procedurale që janë te ndèrlidhura me rastin e vrasjes se Astrit Deharit ne Qendrën e Paraburgimit nè Prizren, më 5 nentor 2016.
z. Topalli dyshohet se i ka marre kamerat e sigurise nga burgu i Prizrenti para Policise dhe i ka sjell ne Ministrin e Drejtesis ne kohen kur ministre ishte Dhurata Hoxha
Po ashtu i njejti si ka hartu dy raporte lidhur me rastin:
Ne njerin raport qe ka hartu me 14 nentor 2016 e ka quajtur rastin e Astritit vetvrasje. Po te njejtin raport ai e mohon qe eshte i tij edhe pse e ka vendos nenshkrimin e tij ne kete raport.
Me 21 nentor2016 e harton raportin e dyte te inspektimit ku thote qe Astriti ka vdeke.
Tani rastin e ka Prokuroria dhe duhet te hap hetim penal per secilin person te implikuar ne vrasjen e Astritit, ne ata qe i kan shtyte ne vrasje dhe per ata qe ne qfardo forme kan ndikuar ne fshehjen e vrasjes se aktivisitit te Levizjes VETËVENDOSJE!
Astrit Dehari.


