Lajme

Fushë Kosovë: Rrahen dy gra mes vete, njëra bëhet për spital

08/20/2022 08:24
nga:Genita C

Një grua është arrestuar në Fushë Kosovë, meqë dyshohet se ka sulmuar një tjetër grua.

Sipas Policisë, viktima ka pranuar tretman mjekësor, derisa e dyshuara është dërguar në mbajtje.

“Rr. Hashim Hajdini, Fushë Kosovë 19.08.2022 – 02:30. Është arrestuar e dyshuara femër kosovare, pasi që ka sulmuar fizikisht viktimën femër kosovare. Viktima ka pranuar tretman mjekësor. Me vendim të prokurorit e dyshuara është dërguar në mbajtje”, thuhet në raport.