Sporti

Frenkie de Jong nuk ‘duron’ më, avokatët e tij denoncojnë drejtuesit e Barcelonës për fushatën e ‘egër’ ndaj tij

08/10/2022 10:43
nga:Mergim Rreci

Frenkie de Jong është jashtëzakonisht i frustruar me klubin e Barcelonës.

Holandezi ka qenë adresa kryesore e mediave ndërkombëtare në këtë merkato dhe kjo gjë tashmë po shihet të ketë një tendencë më të gjerë, përcjell GazetaBlic Sport.

Siç raporton Mund Deportivo, ai po shihet si viktimë e shpifjeve të ndryshme që dalin pikërisht nga drejtuesit e klubit dhe tashmë ka aktivizuar avoktatët e tij.

Avokatët e tij kanë kontaktuar AFE, FIFpro dhe La Liga për të denoncuar klubin për trajtimin e tyre ndaj holandezit.

Kujtojmë që prej kohësh Barcelona e kërkon largimin e tij, me Manchester United dhe Chelsea që kanë qenë vazhdimisht të interesuara për të.